AKTUALITET, 7 Tetor 2019, 13:38

Konte i dorëzuar pas ndeshjes: Juventus i një tjetër kategorie, jam krenar për djemtë

Konte i dorëzuar pas ndeshjes: Juventus i një tjetër kategorie,


Antonio Konte nuk mund të bënte asgjë pas ndeshjes me Juventusin përveçse të pranonte rezultatin që prodhoi fusha, teksa Interi i tij doli i mundur me rezultatin 1-2.

Pas ndeshjes tekniku u shpreh se bardhezinjtë janë të një tjetër kategorie, ndërsa theksoi se Interi i tij ka ende shumë punë para.

“Juventusi është e një tjetër kategorie në të gjitha këndvështrimet, ne duhet të provojmë të ngushtojmë sa më shumë diferencat.

Kemi provuar të fitojmë dhe e kemi drejtuar makinën gjithnjë me 200 km në orë, sepse nuk e kemi luksin të qëndrojmë komodë.

Ndaj Juventusit ishte një ndeshje e ekuilibruar, edhe në këtë ndeshje ata treguan të gjithë artilerinë e rëndë që kanë dhe kapacitetin për të menaxhuar këto lloj sfidash. Në këtë plan duhet të rritemi.

Jam krenar për atë çfarë kanë bërë djemtë. Komplimente Juventusit, ne do të vazhdojmë të punojmë. Ashtu si edhe në Barcelonë, mund të bënim më mirë”, u shpreh Konte.