AKTUALITET, 2 Maj 2019, 22:13

Qeveri tranzitore, Alibeja: Nuk do të jetë as e Bashës dhe as e Ramës

Qeveri tranzitore, Alibeja: Nuk do të jetë as e Bashës dhe as e


Ish-deputeti demokrat deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” se strumbullari i shkatërrimit të procesit zgjedhor është vetëm një njeri, kryeministri Edi Rama.

Sipas Alibeajt zgjidhja mund të arrihet përmes një qeverie tranzitore, e cila nuk do të jetë e Bashës dhe as e Ramës.

“Ne besojmë se strumbullari i shkatërrimit të procesit zgjedhor është një njeri kryeministri Edi Rama. Ka aq pushtet sa të ngrejë institucione okulte. Me çlirimin e sistemit zgjedhor do të vijë edhe drejtësia.

E para, e bënë apo nuk e bënë një qeveri tranzitore këtë gjë? Një vit të mos jetë kryeministër Edi Rama e dini se ku shkojnë këta kriminelët? Ikin të gjithë. Cili është rreziku? Neve nuk kemi pasur sistem kriminal.

Qeveria tranzitore nuk do të jetë as e Ramës as e Bashës. Jeni të kënaqur? Qeveria tranzitore eliminon faktin që ne marrim pushtetin, absolutisht jo, do të jetë një grup njerëzish që nuk janë përfshirë në korrupsion dhe krim.

Dallimi midis qeverisë tranzitore dhe asaj të mallkuarës në vitin 2017 është se atëherë ishte kryeministër Edi Rama.

Këto dhjetë pika që propozoi opozita a krijojnë një truall të votës së lirë për shqiptarët?”-tha Alibeaj./TPZ.AL/