AKTUALITET, 2 Maj 2019, 22:00

Rama presion Haradinajt për taksën? Ministri në detyrë Cakaj tregon çfarë ndodhi në Berlin

Rama presion Haradinajt për taksën? Ministri në detyrë Cakaj


Ministri në detyrë për Punët e Jashtme, Gent Cakaj thotë se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama nuk i ka ushtruar presion homologut kosovar në Berlin në lidhje me taksën ndaj produkteve serbe nga ana e Kosovës.

“Çfarë ka thënë Rama në sqarimin e tij është 100% e vërtetë. Kjo kërkesë nga kryeministri Rama nuk është parashtruar në formatin zyrtar. Ka pasur një pauzë relativisht të gjatë ku ka pasur një shkëmbim informal të pikëpamjeve.

Gjykimi për taksën në takimin e Berlinit së pari është bërë në sesionin informal dhe nuk ka pasur kërkesë për heqjen e taksës, por për pezullim të taksës. Në këmbim të pezullimit së taksës është shikuar edhe mundësia e liberalizimit të vizave” , tha Cakaj në studion e “Open”.