TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, i ka kërkuar Bashkimit Europian që të mos rikthejë vizat për shqiptarët, por t’i vendosë vizën kryeministrit Edi Rama.
Basha theksoi gjithashtu se, zgjedhje pa opozitën në 30 qershor nuk do të ketë. Deklaratat ai i bëri gjatë protestës në Elbasan. Më poshtë pjesë nga fjala e tij.
“Unë ju jap fjalën se jemi bashkë jo thjesht për një rrotacion por mbi të gjitha për t’i dhënë fund tranzicionit të gjatë në Shqipëri.
Pa votë të lirë, pa zgjedhje të lira, nuk mund t’i japim fund mjerimit; nuk mund të ndërtojmë një shëndetësi që të kujdeset për njerëzit; pa një parlament dhe qeveri legjitime është e pamundur të ndërtojmë një ekonomi të qëndrueshme.
Do të bëjmë realitet për shqiptarët ëndrrën evropiane. Ne hoqëm vizat, futëm vendin në Nato, por sot me këto standarde nuk mund të bëhemi pjesë e sotme e Evropës.
I them Evropës, mos ndëshko popullin tim, ne do ia heqim vizën Edi Ramën, bashkë me të edhe krimit të organizuar. Ne do t’i kthejmë shqiptarëve dinjitetin që u takon.
Beteja vazhdon, më 30 qershor ne nuk do të lejojmë farsë zgjedhore. Zgjedhje pa opozitën nuk do të ketë. Kjo ditë nuk do të gdhijë më 30 qershor dhe këta nuk do t’i kapin bashkitë”, tha Basha