AKTUALITET, 2 Maj 2019, 21:46

Abilekaj: Opozita e paqartë, Qeveria Tranzitore s’ka bazë ligjore

Abilekaj: Opozita e paqartë, Qeveria Tranzitore s’ka bazë


Analisti Enton Abilekaj i ftuar në emisionin “Të paekspozuarit”  u shpreh se opozita duket e paqartë në lëvizjet e saj.

Abilekaj shtoi se Qeveria Tranzitore nuk ka bazë ligjore, ndërsa tha se nuk e dimë as se kush e bën këtë lloj qeverie.

“Opozita duket e paqartë në lëvizjet e saj. Ne nuk dimë se kush do ta bëjë këtë Qeveri Tranzitore.

Kjo ‘Qeveri Tranzitore’ nuk dimë as se çfarë baze ligjore ka”, deklaroi Abilekaj.