TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një shqiptar është qëlluar me armë zjarri në qytetin e Wuppertal, Gjermani. Sipas policisë gjermane ngjarja ka ndodhur më datë 28 prill.
Dosja.al ka mësuar nga burime ekskluzive se kanë qenë dy vëllezër nga Fieri , ata që kanë qëlkluar 36-vjeçarin me origjinë nga qyteti i Durrësit. Të tre mësohet të jenë shokë dhe se plagosja ka ardhur pas një konflikti për pazare droge.
Dosja.al ka sigurar ekskluzivisht momentet pasi 36-vjeçari është qëlluar me armë zjarri nga dy vëllezërit, identiteti i të cilëve nuk bëhet ende i ditur. Në video i plagosuri shihet i shtrirë në asfalt dhe i mbuluar në gjak.
Fillimisht ai lëviz pak dhe një djalë tjetër shkon t’i pastrojë gjakun me një shishe me ujë. Aktualisht 36-vjeçari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, ndodhet në gjendje kome i shtruar në spital.
Në video dëgjohen gjithashtu shumë njerëz të cilët kërkojnë që të lajmërohet ambulanca dhe që i riu të dërgohet në spital.
“A është mirë ai,”- dëgjohet teksa pyet njëri dhe më pas fillon të shajë ata që e kanë vrarë. Ndërkohë që në pamjet e siguara nga Dosja.al shihet edhe një pistoletë që mendohet të jetë arma me të cilën është plagosur shqiptari. Autorët nuk janë arrestuar ende nga policia.
https://www.youtube.com/watch?v=rV52EXGEyt0