AKTUALITET, 2 Maj 2019, 19:47

Regjistrohet koalicioni i dytë në KQZ, kush është opozita e Ramës


Pas "Aleancës për Shqipërinë Europiane" me në krye Partinë Socialiste, një tjetër koalicion është regjistruar sot në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Nnë KQZ është regjistruar një koalicion i dytë me shtatë parti të vogla me emrin “Shpresa për Ndryshimin”.

Ky është koalicioni kundërshtar apo opozitar që regjistrohet në KQZ për zgjedhjet e 30 qershorit dhe do të garojë përballë maxhorancës së drejtuar nga kryeministri Edi Rama për 12 bashki të vendit.

Të vetëdijshëm se rruga e vetme kushtetuese për përtëritjen dhe zhvillimin e një shoqërie demokratike është pjesëmarrja në proceset e saj zgjedhorë, të shqetësuar se rrethanat politike të tanishme në Shqipëri po ndikojnë për krijimin e një klime mosbesimi në vlerat e institucioneve demokratikë,

Ne si një grup i partive politike opozitare kemi vendosur së bashku për të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme vendore si koalicion me emërtimin ‘Shpresa për Ndryshimin’. Nëpërmjet kësaj letre, partitë politike të poshtëshënuara po i drejtohen Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për regjistrimin e tyre si koalicion në zgjedhjet e ardhshme vendore” thuhet në kërkesën e partive, disa prej tyre ish-aleate të PD.

PARTITË

Aleanca Kuq e Zi

Bashkimi Liberal Demokrat

Demokracia e Re Europiane

Aleanca Popullore

Partia Balli Kombëtar

Partia Emigracioni Shqiptar

Partia Ora e Shqipërisë