TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, tha se, protesta e studentëve vjen në kushtet e akumulimit të mungesës së një dialogu real e efektiv, prej kohësh.
Deklaratën e bëri gjatë një interviste për RTK.
“Unë lëvizjen e studentëve e lexoj si një lëvizje sociale të një shtrese mjaft të rëndësishme të gjithë shoqërisë sonë, e cila prek të gjitha familjet shqiptare. Por edhe mjaft kyçe, pasi ka të bëjë me të ardhmen e vendit dhe me perspektivën e tij. Është e qartë se kjo është një lëvizje e imponuar nga kushtet dhe rrethanat e vështira në të cilat ndodhen studentët tanë, por edhe universitetet tona, në mënyrë të veçantë ato publike, nga vështirësitë dhe pamundësitë e shumicës së familjeve shqiptare për të përballuar kostot aktuale të studimit të fëmijëve të tyre në universitete, njëkohësisht dhe një pakënaqësi e studentëve deri diku edhe nga shërbimi apo cilësia që ofrohet”, u shpreh.
Pyetje: A e mbështet protestën e studentëve?
“Nuk ka asnjë institucion apo aktor institucional, politik në Shqipëri, që i kundërshton apo nuk i konsideron shqetësimet dhe kërkesat e studentëve si të drejta, legjitime dhe që duhen adresuar sa më parë”, tha kreu i shtetit.
Pyetje: Si e vlerësoni qëndrimin e kryeministrit Rama për sa i takon këtij mjedisi që po shpërfaq zemrën dhe gjykimin e shumë njerëzve të arsyeshme…
Meta: Mendoj se ky rezultat është akumulimi i një mungesës së një dialogu real dhe efektiv prej kohësh për sa i takon problemeve të Arsimit të Lartë dhe anashkalimit të shumë shqetësimeve që janë ngritur që nga koha e projektligjit për Arsimin e Lartë dhe më pas ngadalësia dhe boshllëku që u krijua nga mos bërja e vendimeve dhe akteve nënligjore për zbatimin e ligjit dhe më pas me shumë kontradikta të shfaqura për sa i takon menaxhimit të problemeve të universitete tona. Kështu që është koha që zëri i studentëve të dëgjohet.