AKTUALITET, 21 Dhjetor 2018, 21:17

Sekretari Amerikan i Shtetit telefonon Bushatin: Treguat lidership

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, ka reaguar me një status në Tëitter pas një telefonate të marrë nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo.

Bushati bën me dije se zyrtari i lartë amerikan ka falenderuar qeverinë shqiptare për lidershipin e treguar në praktikat e papranueshme diplomatike.

“Ai nënvizoi gadishmërinë e Shqipërisë për të bashkuar forcat me vendet europiane për të mbrojtur sigurinë kundër të gjithë aktiviteteve të rrezikshme,” shkruan ai.