TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kishte premtuar një ekip me italianë të qethur, të rruar, pa vëthë dhe tatuazhe. Por Silvio Berluskoni duket e ka kuptuar se kështu Monza e tij nuk do të ecë para dhe do të mbetet përjetësisht në kategoritë e ulëta. Ndaj pasi ka zbutur paksa rregullat me tatuazhet, i kë kërkuar Galianit që të gjejë talente të huaj për ekipin e tij.
Mediat italiane bëjnë të ditur se Monza tashmë ka piketuar përforcimin e parë të huaj dhe ai vjen nga Bullgaria. Bëhet fjalë për një mesfushor, 23-vjeçarin Serkan Jusein, i cili shihet si një futbollist premtues, pasi ka treguar vlerat e tij me fanellën e Botev Plovdiv.
Jusein pritet që shumë shpejt të bëhet pjesë e Monzës dhe të ndihmojë ekipin që të ngjitet në zonën e play-off për ngjitjen në Serinë B në edicionin ardhshëm.