AKTUALITET, 21 Dhjetor 2018, 21:13

JO-ja për Vettingun në politikë, juristi i njohur: Mazhoranca ka mëkate

JO-ja për Vettingun në politikë, juristi i njohur: Mazhoranca ka

Për juristin Çlirim Gjata, JO-ja e mazhorancë për Vetting-un në politikë tregon se ka mëkate.

“Mazhoranca nuk hodhi gurin, tregon se ka mëkate. Opozita luajti bukur politikisht, tha ja ku jemi, unë jam gati të vetëhetohem, hajde tani nxirrni fëmijën, që do të thotë cili mbret është lakuriq. Mazhoranca nuk e lejoi këtë, tregon se ka frikë nga Vetting-u”, u shpreh Gjata.

I ftuar në Ora News, Gjata thotë se nuk ka asnjë arsye se pse politikanët të mos i nënshtrohen Vetting-ut njësoj si punonjësit e drejtësisë.

“Të bëhet njësoj proceduralisht siç është bërë në drejtësi. Pse gjyqtarët dhe prokurorët duhet të kalojnë Vetting-un, pasuritë, aftësitë profesionale dhe lidhjet me krimin dhe politikanët jo. Kemi tre pushtete, njëri po kalon në Vetting, dy pushtetet e tjera qeveri-parlament pse mos të kalojnë në Vetting? Fakti që një pjesë e politikës e kërkon, miratohet qëllimi nga Venecia dhe nuk pranohet, tregon se je i përfshirë. Marrim ngjarjet e fundit, 40 mln euro për 2 km autostradë, 20 mln euro në një firmë fantazmë që nuk ekziston, falsifikon dokumentet. Si i falsifikon dokumentet ajo kur nuk është e sigurt se do të fitojë tenderin? Këto janë shkaqet që nuk lënë Vetting-un, koncesione, PPP”, shtoi Gjata.

E teksa faktori ndërkombëtar bën thirrje për miratimin e kodit zgjedhor nga partitë politike, Gjata ka këtë koment:

“Faktori ndërkombëtar më kujton kohën e specialistëve kinezë në vitet '60-'70. Shqipëria është në varfëri ekstreme, krimi i organizuar 4 klane dhe 20 familje, dy Ministra të Brendshëm dolën, kemi Prokurorinë komplet të kapur. Ku është faktori ndërkombëtar? Faktori ndërkombëtar të kujton specialistët kinezë atëherë që kur po ndërtohej një fabrikë thoshin si t'ia bëjmë të rregullojmë një antenë”, vijoi Gjata.

Optimist nuk është as për ngritjen e KLGJ dhe KLP.

“Ju shpresoni që këta të ndërtojnë një SPAK dhe një Gjykatë për të futur Kryeministrin në burg për të nxjerrë këto skandale”, përfundoi Gata.