TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Luftëtari mposhti 2-0 Skënderbeu, falë një Kristal Abazaj në formë të shkëlqyer, i cili shënon dy herë (25′, 84′) dhe i jep gjirokastritëve tri pikë të arta ndaj kryesuesve në ndeshjen e vlefshme për javën e 17-të të Kategorisë Superiore.
Sulmuesi i Luftëtarit ndëshkon ekipin e tij të ardhshëm.
Korçarët kanë bërë pak në këtë ndeshje dhe kanë vuajtur, sidomos në pjesën e dytë, kur Marko Radas, shumë nervoz, është ndëshkuar edhe me karton të kuq nga gjyqtari Xhaja.
Në ndeshjet e tjera, Kamza fitoi 3-1 me Laçin; Teuta barazoi 2-2 me Lusnjën.
Në orën 17:00 nisin takimet Flamurtari-Partizani dhe Vllaznia-Kukësi.
/TPZ.AL/