TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidenti Ilir Meta, ka reaguar pas refuzimit të Kryeministrit për të zhvilluar një takim me të. Në reagimin e Presidencës, thuhet se në takim me Metën, janë ftuar kryetarët e PS-së dhe PD-së. Takimi me Lulzim Bashën do të zhvillohet ditën e nesërme, ndërsa Presidenti shprehet se kryeministri Rama, është i mirëpritur në takim, nëse do të gjejë kohë.
"Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta i ka ftuar zyrtarisht në takim kryetarin e Partisë Socialiste dhe kryetarin e Partisë Demokratike për të biseduar për situatën politike në vend.
Takimi me z.Basha është fiksuar të zhvillohet nesër në ora 09:00.
Duke qenë në dijeni që z.Rama është i zënë me takime, Presidenti do të jetë nesër në zyrë nga ora 05:00 deri në ora 13:00 duke pritur sërish që kryeministri të gjejë kohë."
/TPZ.al/