AKTUALITET, 26 Qershor 2019, 23:52

“Po më dukesh fiks si Spiropali!”, Bujar Kapexhiu ironizon deklaratat e Iva Tiços

“Po më dukesh fiks si Spiropali!”, Bujar Kapexhiu ironizon

Iva Tiço është përplasur me aktorin Bujar Kapexhiu, në emisionin "Opinion".

Duke u shprehur hapur kundër lëvizjes “Edhe unë”, Tiço tha se anëtarët e kësaj lëvizjeje po detyrojnë qytetarët të mos votojnë, duke i privuar nga e drejta e tyre.

Pas kësaj deklarate të Tiços, Kapexhiu ka thënë se ajo ngjan shumë me Elisa Spiropalin, zëdhënësen dhe admiruesen numër një të Edi Ramës.

Pjesë nga debati:

Iva Tiço:  Ju po i detyroni qytetarët, që të mos shkojnë të votojnë. Çdo njeri ka të drejtë të votojë.

Bujar Kapexhiu: E di si po më dukesh? Njësoj si Spiropali...