AKTUALITET, 26 Qershor 2019, 21:57

Presidenti Meta fton në takim Edi Ramën, kryeministri refuzon ftesën: Jam i zënë!


Presidenti Ilir Meta, ka ftuar në një takim, kryeministrin Edi Rama, me anë të një shkrese zyrtare të dërguar në Kryeministri. Në këtë shkresë, thuhet se Presidenti mirëpret Kryeministrin në një takim, duke nisur nga ora 05:00 deri në orën 13:00, për të biseduar lidhur me situatën politike në vend.

Kryeministri Rame, e ka refuzuar këtë ftesë duke u shprehur se nuk ka kohë.

"Për shkak të fushatës elektorale që po zhvillohet sipas dekretit presidencial,ku 30 qershori është përcaktuar datë zgjedhjesh,kabineti im ka komunikuar telefonikisht pamundësinë për këtë takim.Po meqë Ilir Meta vazhdon të luajë letrash, ja dhe me shkrim:Kemi zgjedhje,jam i zënë!", shkruan Rama.

Mësohet se e njëjta ftesë ka vajtur edhe në drejtim të kreut të opozitës, Lulzim Basha, i cili do të takohet me Presidentin ditën e nesërme.

Presidenti Ilir Meta, ka reaguar pas refuzimit të Kryeministrit për të zhvilluar një takim me të. Në reagimin e Presidencës, thuhet   se kryeministri Rama, është i mirëpritur në takim, nëse do të gjejë kohë.

Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta i ka ftuar zyrtarisht në takim kryetarin e Partisë Socialiste dhe kryetarin e Partisë Demokratike për të biseduar për situatën politike në vend.

Takimi me z.Basha është fiksuar të zhvillohet nesër në ora 09:00.

Duke qenë në dijeni që z.Rama është i zënë me takime, Presidenti do të jetë nesër në zyrë nga ora 05:00 deri në ora 13:00 duke pritur sërish që kryeministri të gjejë kohë.”

LEXO EDHE:

https://www.tpz.al/2019/06/26/rama-refuzoi-takimin-reagon-presidenti-meta/

/TPZ.al/