TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Mëngjesin e sotëm në orën 09:00, Presidenti i vendit Ilir Meta do të presë në një takim zyrtar kreun e PD-së, Lulzim Basha, i cili e ka pranuar ftesën.
Lajmi është bërë i ditur mbrëmjen e djeshme, nga vetë zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi.
Kujtojmë se e njëjta kërkesë për takim i është dërguar edhe Ramës, por ai e ka refuzuar takimin me Metën me pretendimin se është i zënë me fushatën.
Reagim i zëdhënësit të Presidentit, Tedi Blushi:
Presidenti i Republikës Ilir Meta i ka ftuar zyrtarisht në takim kryetarin e Partisë Socialiste dhe kryetarin e Partisë Demokratike për të biseduar për situatën politike në vend.
Takimi me z.Basha është fiksuar të zhvillohet nesër në ora 09:00.
Duke qenë në dijeni që z.Rama është i zënë me takime, Presidenti do të jetë nesër në zyrë nga ora 05:00 deri në ora 13:00 duke pritur sërish që kryeministri të gjejë kohë.