TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Neritan Ceka ka folur këtë të mërkurë në emisionin Opinion, në lidhje me mallkimet e tij dhe për sportin elektoral të publikuar nga kryeministri Edi Rama, ku në pamje janë punët e bëra nga qeveria dhe zëri i tij.
“E falënderoj, është auto ironi, ajo që është qesharake është ai, që del vërdallë pa kandidat. I ka numrat në Parlament, që të nxirrte një ligj që kur s’ka kandidat del automatikisht ai që është dhe nuk kishim pse harxhonim kaq lekë. E ka dhe Italia një ligj, kur del një kandidat i vetëm, sipas ligjit nëse del mbi 50 përqind pjesëmarrja e votuesve ai fiton. Kësaj i thonë të shkoj si kali në lëmë”, tha Neritan Ceka.
Blendi Fevziu: Po përse i mallkove?
Neritan Ceka: Ndryshe nga ndonjë tjetër që vjen na jep mësime nga ndonjë vend fqinj, unë e kam votën e shqiptarëve, kam pjesën time. Përdhosja e votës… Kam qenë një luftëtar i votës.
Një pjesë i kam ç’mallkuar, dekretoj- ç’dekretoj. Tani, nuk jam penduar për ata të Bulqizës, për ata të Peshkopisë.
I pyetur nëse a e mallkon analistin Baton Haxhiu, që ishte në studio, Ceka tha: Për nja dy ministra që ka sjellë në Shqipëri e ka hak.