TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Basha përshëndet vendimin e KiE: Distancim nga zgjedhjet një partiake.
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një konferencë nga selia blu përshëndeti vendimin e KiE për tu tërhequr nga monitorimi i zgjedhjeve lokale në Shqipëri.
Sipas tij, kjo është hera e parë në historinë e KiE që nuk merr pjesë në monitorimin e zgjedhjeve të një vendi të saj anëtar që nga koha e komunizmit.
“Është vendim i pastër politik, vendim i pastër për tu distancuar nga zgjedhjet një partiake. KiE ka qënë monitorues në 2015 së bashku me OSBE-ODIHR në misione të përbashkëta. Këtë vit KiE u tërhoq për herë të parë në historinë e tij. Farsa që po përgatit Rama nuk ka ndodhur në asnjë nga vendet anëtare të KiE që nga rënia e komunizimit. Ne do bëjmë çdo gjë për të ndalur këtë aventurë tqë Ramës”, -tha Basha.