TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Prej 20 ditësh punëtorët, të cilët punojnë me turne janë pa punë. Ditën e sotme së bashku me përfaqësues kërkojnë zgjidhje sepse këta punëtorë të ardhur nga Ballshi, Patos dhe Fier janë kryefamiljarë, ndaj e vetmja e ardhur është puna në këtë rafineri.
Menaxheri i rafinerisë Fisnik Sopa sëbashku me përgjegjësen e laboratorit Klodiana Oshafi shprehen se duan kapacitet të plotë furnizimit me lëndën e parë bruto, plot 50 mijë ton dhe jo 30 sa furnizohen ata.
Edhe vetë punëtorët shprehen se kërkojnë zgjidhje tek vetë shteti sepse ai është mbështetësi i vetëm i kësaj rafinerie. "Shteti të na mbështesë, pasi është bankersi që e funizon me lëndën e parë këtë uzinë, me cdo shërbim jemi në rregull duam vetëm të na sigurohet puna e të sigurojmë mirëqenie të familjeve tona është e vetmja e ardhur”, shprehet punëtori.