AKTUALITET, 26 Shtator 2019, 15:33

Kundërshtoi me dhunë efektivët e policisë, pranga 40-vjeçarit në Pogradec

Kundërshtoi me dhunë efektivët e policisë, pranga

Policia arrestoi një 40-vjeçar në Pogradec, pasi ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë.

Uniformat blu kanë vënë në pranga shtetasin D.H., 40 vjeç banues në qytetin e Pogradecit.

Mbi të akuzuarin bie akuza e “kundërshtimit me dhunë të punonjësve policorë”. Mbi 40-vjeçarin ishte vënë masë për mosrespektim të rregullave të qarkullimit rrugor.