TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Prokuroria për Krime të Rënda kërkoi katër vite burg për gjyqtarin e Fierit, Roland Hysin.
Ky i fundit akuzohet për korrupsion, pasi në një video të publikuar nga një emision investigativ dukej që merrte 500 euro për zgjidhjen e nje çështje.
Gjithashtu rezulton se Hysi kërkon edhe favore seksuale nga pala në proces.
Prokurori kërkoi gjithashtu dënim plotësues moslejimin e ushtrimit të funksioneve publike për 3 vite.
Gjyqtari Roland Hysi, aktualisht i pezulluar, do të përfitojë ulje të dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar.
Kujtojmë se Gjyqtari Hysi u filmua nga emisioni investigative “Stop” së bashku me psikologen Elona Meçani, që bën edhe rolin e sekseres. Gruaja, denoncuese tregon gjithë kalvarin që i është dashur të përballojë, duke blerë me euro fëmijën e saj.