TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Plagosin me mjet prerës një shtetas pas një konfikti për motive të dobëta, në pranga dy vëllezër, ndërsa vëllai i tretë shpallet në kërkim.
Njoftimi i Policisë
Plagosin me mjet prerës një shtetas pas një konfikti për motive të dobëta, në pranga dy vëllezër, ndërsa vëllai i tretë shpallet në kërkim. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtyre shtetasve u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale katër armë gjahu. Shtetasi i lënduar u procedua në gjëndje të lirë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.
Specialistët për parandalimin dhe hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Kamzë arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje” e kryer në bashkëpunim, shtetasit: G. M., 39 vjeç dhe L. M., 36 vjeç (vëllezër, të dy banues në Kamëz). Si dhe u shpall në kërkim vëllai tjetër i dy të arrestuarve, shtetasi A. M., 42 vjeç, banues në Kamzë.
Të tre vëllezërit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në rrugën “Teuta”, pas një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me mjet prerës shtetasin L. D., 39 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin mjekësor. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtyre shtetasve, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 4 armë gjahu.
Gjithashtu, u procedua në gjëndje të lirë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, shtetasi i lënduar L. D., pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike (kanabis). Materialet u referuan për veprime të mëtejshme pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.