AKTUALITET, 26 Shtator 2019, 16:21

Natalie Portman shfaqet me një dekolte të ekzagjeruar në premierën e “Lucy in the Sky”

Në Los Angeles, në tapetin e zi të premierës së “Lucy in the Sky”, Natalie Portman është shfaqur me një fustan të zi, me një dekolte të thellë, shoqëruar nga bashkë-protagonisti Jon Hamm.

38-vjeçarja fituese e çmimit "Oscar" interpreton rolin e Lucy Cola, një astronautë që kthehet në Tokë pas një misioni të gjatë dhe vendos një lidhje me kolegun romantik Mark Goodwin (Jon Hamm).

Ajo fillon të vuaje nga trauma e kthimit dhe largohet nga familja e saj dhe prek fundin kur zbulon që Mark ka një lidhje me një tjetër femër, një nxënëse astronautë.

Filmi do të dalë në Shtetet e Bashkuara në 4 tetor.