AKTUALITET, 26 Shtator 2019, 17:05

Kushtet e Bundestagut, Grida Duma: Shqipëria ka bërë hapa pas, dialogu të ndërmjetësohet nga të huajt

Kushtet e Bundestagut, Grida Duma: Shqipëria ka bërë hapa pas,

Vendimi i Bundestagut për çeljen e negociatave me BE, por me kushte, lexohet si një qëndrim me vend, nga Sekretaria për Marrëdhëniet me Publikun në PD, Grida Duma. Sa i takon politikës në Shqipëri, ajo tha në një intervistë për “News24” se vendimi i politikës gjermane nuk u bazua në meritokracinë e Shqipërisë, sepse në të vërtetë vendi ynë ka bërë hapa pas.

Ish-deputetja e PD thotë se kërkesa prej më shumë 8 muaj “Rama ik” mund të ndodhë vetëm nëpërmjet procesit zgjedhor, sepse sipas saj, opozita nuk kërkon thjesht të vijë në pushtet, por kërkon të ndërtojë sistemin. Sipas Dumës, kjo duhet të nisë me reformën zgjedhore.

Grida Duma kërkon që dialogu politik mes palëve të bëhet me ndërmjetësimin e ndërkombëtarëve, sepse sipas saj, nuk mund të ketë garanci te maxhoranca, e cila vetë e ka sjellë Shqipërinë në një situatë kur votat vidhen, nuk ka ndëshkueshmëri të atyre që abuzojnë, dhe që krimi ka uzurpuar çdo instancë të shtetit.