TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kreu i opozitës Lulzim Basha, deklaroi në ‘Opinion’ se Rama dhe banda e tij nuk kanë ardhur në pushtet për të hapur negociatat me BE-në, por për tu pasuruar dhe për të mbrojtur pushtetin.
Ai tha se në 27 janar shqiptarët do të protestojnë kundër këtyre padrejtësive, për ti thënë jo, krimit dhe bandave në politikë.
‘Kjo mazhorancë as nuk ka ardhur ta çojë vendin as në negociata as në BE. Na bëhet më shumë vonë ne si opozitë që nuk kemi asgjë në dorë. Rama do të garantojë pushtetin dhe pasurinë dhe të bëjë qejf. Ai ka vetëm një merak, që e tregoi me Saimir Tahirin, Habilajn,ai ka merak vetëm për të siguruar këta banditët. Siç e tha Artan Habilaj: Që tha se mos na shet Saimir Tahiri? Jo se po na shiti e nxorëm. Çelësi i Shqipërisë Europiane është a do ti shpëtojë Tahiri Drejtësisë apo jo? Nëse Tahiri i shpëton drejtësisë, është e qartë se Shqipëria nuk do të futet në Europë. Unë jam i bindur se Rama do të bëjë gjithçka për ti shpëtuar drejtësisë’, deklaroi Basha.