TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Para pak muajsh emisioni investigativ Fiks Fare ekspozoi informalitetin e lartë në tregun e celularëve në Shqipëri. Në disa blerje të realizuara në qëndër të Tiranës asnjëri prej shitësve nuk ofroi kupon tatimor. Në një vëzhgim të kryer nga Albanian Enterprise Institute dyqanet e vogla dhe informale ofrojnë celularë gati 30% më lirë sesa dyqanet e mëdha të formalizuara e gjithashtu të licensuara për të patur eksluzivitetin e këtyre celularëve në Shqipëri.
Po ashtu dhe krahasuar me të dhënat e Maqedonisë në përpjestim me popullsinë tonë do të pritej që të paktën të zhdoganoheshin 750.000 aparatë ose 550.000 më shumë sesa janë shifrat zyrtare. Ky nuk është më një biznes i vogël i një dyqani dytësor në rrugët e Tiranës. Ky shndërrohet në një treg me vlerë 60 milion euro në të cilat shteti nuk ka asnjë dijeni se kush përfiton dhe sa përfiton. Ky treg është i deforumuar dhe sjell deri në 10 milion euro detyrime të pambledhura në formën e TVSH ndaj kontrabanda e celularëve nuk ka vend në ekonomi tregu dhe ka ardhur koha që të gjitha bizneset të jenë të barabarta e të mos konkurrojnë më në “inovacion për të thyer ligjin.”