TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
“Jeni urdhëruar nga Rama për të bërë një show dhe për të na bërë si ‘koka turku’ për t’u afruar me BE”. Kjo ka qenë akuza e njërit prej të arrestuarve gjatë mega-aksionit për operacionin ‘Vol-Vo 4’, sot në sallën e gjyqit tek Krimet e Rënda.
Sipas‘BalkanWeb’, Genc Zeneli lëshoi akuza të ashpra kundër prokurorëve të cështjes, ndërsa tha se të gjithë të arrestuarit ishin ‘koka turku’, për të plotësuar kushtet e qeverisë për të qenë pjesë e BE. Kujtojmë se Zeneli është i arrestuar si pjesë e të ashtuquajturës ‘Banda e Ndokës’ që akuzohet se tjetërsoi tokat në zonën e ‘Ranës së Hedhun’.
Lala dha edhe një tjetër detaj të rëndësishëm edhe faktin se Zeneli rezulton i martuar me Lule Zenelin (edhe kjo e arrestuar). Ndërkohë që ata janë të martuar me të tjerë persona, pavarësisht se në një kontratë shit-blerje rezultojnë të martuar sëbashku. Sipas prokurorisë ka dyshime se ky fakt është bërë për të kaluar lehtësisht një sipërfaqe toke nga njëri bashkëshort tek tjetri.