TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, ka reaguar pas akuzave nga Partia Demokratik se drejtori i ri i Policisë së Burgjeve, është shpërblyer me atë detyrë për kontributin tij se ka qenë komisioneri i PS në zgjedhje.
Gjonaj në deklaratën e saj shkruan se “z.Bardhul Kaçori u zgjodh për eksperiencën e tij shumë vjeçare të spikatur në Policinë e Shtetit, për gradat dhe për angazhimin e tij në poste të larta drejtuese, me rezultate konkrete dhe jo për aktivitetin e tij privat apo qytetar në periudhën kur nuk ka qenë i angazhuar në asnjë detyrë shtetërore”.
Reagimi i Etilda Gjonajt
Shprehim keqardhje për deklaratën e përfaqësuesit të PD-së z.Bardhi, që tregon se ka zbuluar se drejtori i ri i Policisë së Burgjeve është angazhuar si komisioner i PS në zgjedhjet e vitit 2013. Çfarë mund të themi ne që gjatë kësaj periudhe kemi identifikuar afro 200 punonjës me rekorde kriminale në sistemin e burgjeve, që juve s’ju kishin rënë fare në sy! Dhe më shumë se 100 të tjerë të punësuar në sistemin e burgjeve jashtë kritereve ligjore!
Sidoqoftë, z.Bardhul Kaçori u zgjodh për eksperiencën e tij shumë vjeçare të spikatur në Policinë e Shtetit, për gradat dhe për angazhimin e tij në poste të larta drejtuese, me rezultate konkrete dhe jo për aktivitetin e tij privat apo qytetar në periudhën kur nuk ka qenë i angazhuar në asnjë detyrë shtetërore.
Natyrisht si bartës i detyrës shtetërore ai s’mund të angazhohet në aktivitete të natyrës politike, përsa kohë do të mbajë këtë detyrë. Por kjo dihet, s’ishte nevoja për një reagim publik, pa lidhje!