AKTUALITET, 24 Tetor 2018, 19:54

Nesër në Kuvend ligji për lojërat e fatit, Rama: Ca fjalë për lloto opozitën

Nesër në Kuvend ligji për lojërat e fatit, Rama: Ca

Ditën e nesërme do të shkojë në Kuvend Ligji për lojërat e fatit, i cili i hap rrugë mbylljes së aktiviteteve të kazinove dhe basteve pas 31 dhjetorit. Ky fakt është bërë i ditur edhe kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në ‘Twitter’.

Po ashtu kreu i qeverisë ka paralajmëruar edhe reagime ndaj opozitës, e cila edhe nesër nuk do të jetë në Kuvend.

“Nesër në Kuvend për Ligjin që ndalon Bixhozin(kazino, baste sportive,baste për gara qensh, kuajsh,luftra gjelash,off apo online, pa asnjë përjashtim)! E po nesër dhe ca fjalë për Lloto Opozitën e për bastet e gjysmagjelave të kazanit politik të baltës së shpifjeve e të akuzave?”, shkruan Rama.