AKTUALITET, 24 Tetor 2018, 19:46

Basha ‘ashpërson’ tonet ndaj qeverisë: Fund diktaturës së krimit

Basha ‘ashpërson’ tonet ndaj qeverisë: Fund
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një status në Twitter, ka ritheksuar se vendi nuk ka më as kryeministër, as polici e as gjykata. Sipas tij Shqipëria udhëhiqet nga një tufë politikanësh banditë që po mbajnë peng vendin. “Shqipëria nuk ka më as kryeministër, as Kuvend, as prokurori, as polici, as gjykata as qeveri, por nje tufë politikanësh banditë që kanë kapur shtetin dhe marrë peng vendin. Përballja me popullin është e pashmangshme dhe fundi i diktaturës së krimit i sigurte,” shkruan Basha.