AKTUALITET, 24 Tetor 2018, 18:02

“Lëvizje masive nga policia e Elbasanit, ndëshkime se s’dhanë ryshfet”

“Lëvizje masive nga policia e Elbasanit, ndëshkime se

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar në faqen e tij të ‘Facebook’-ut mesazhin e një qytetari dixhital, ku ky i fundit denoncon shkarkimet e policëve në Elbasan.

Sipas qytetarit, ditët e fundit në drejtorinë e policisë së Elbasanit janë transferuar disa oficerë të qarkullimit rrugor, në poste më pak të rëndësishme, pasi nuk likuiduan 500 euro në muaj shefin e SHKB-së.

MESAZHI TEK BERISHA

Ndeshkohen se nuk kane dhene ryshfet!

Lexoni mesazhin e oficerit dixhital. sb

Te pershendes Doktor.

Ju sqaroj nje problem ne drejtorine e policise Elbasan. Ditet e fundit Jane shkarkuar disa oficere te qarkullimit rrugor duke i derguar ne detyra te tjera me te ulta. Kto ndryshime jane bere pasi nuk kane likujduar 500 euro ne muaj shefin e SHKB. A e dini se cfare behet ne policine e Elbasanit, korrupsioni eshte ne majat e ti. A e dini se si vjedh hapur fare shefi SHKB bashke me inspektorin e tij I pa shkolle dhe kontingjent I rregjistruar ne polici. Ndertimet pa leje kontrollohohen nga keta,qarkullimi rrugor dhe emrimet e oficereve ku duan ata te vjedhin.

Faleminderit shendet dhe jete per ju.

(ed.me/BalkanWeb)