AKTUALITET, 24 Nëntor 2019, 21:32

Publikohen shifrat alarmante, 1/8 e popullsisë së Maqedonisë së Veriut është larguar në kërkim të një jete më të mirë

Publikohen shifrat alarmante, 1/8 e popullsisë së Maqedonisë

Buletini ekonomik nga Instituti EPIK ka dhënë përqindjet e qytetarëve të emigruar nga vendet e rajonit në shtetet e BE-së.

Sipas kësaj të dhëne, Shqipëria ka përqindjen më të madhe të banorëve të saj të emigruar në vendet perëndimore, edhe atë 44% e qytetarëve, të cilët kanë migruar në 10 vitet e fundit.

Në grafikun e përpiluar nga Instituti EPIK, Shqipëria pasohet nga Serbia dhe më pas Kosova, raporton gazeta Koha.

Nga lista e shteteve në grafik, të cilën e përbëjnë gjashtë shtetet e rajonit, si Shqipëria, Kosova, Serbia, Maqedonia, Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina, vendi ynë është e pesta me radhë.

Brenda 10 viteve të fundit, nga Maqedonia e Veriut janë shpërngulur 258 020 banorë.