TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Baba për herë të dytë prej një viti, Albani rrëfeu se lindjen e Kroit e përjetoi edhe një herë nga e para, edhe pse kishte kujtuar se do të mbante mend se ç’ndodhte që nga lindja e vajzës. Megjithatë, dyfish i lumtur për lindjen e të birit, Albani tha se edhe viti i tij i parë i ka shijuar shumë.

Por fëmijët nuk i lanë me kaq provokimet. Kishin gjetur informacion edhe për ish-bashkëshorten e Albanit, shkruan Class. Pyetjes pse është ndarë nga ajo, Albani, i zënë ngushtë, iu përgjigj me shumë diplomaci: “Ashtu si ju tani që mund të pëlqeni ndonjë gocë, kur je i ri të pëlqen shumë diçka, por më vonë kjo ndryshon. Unë me graun time të parë u deshëm shumë dhe vendosën të bëjmë edhe një fëmijë bashkë. Por të rriturit mund të mërziten me njëri-tjetrin, por ky nuk është fundi i botës. E rëndësishme është që ta ruajnë atë pjesën e bukur që kanë me njëri-tjetrin. Ne kemi edhe një vajzë të bukur bashkë, kështu që ruajmë gjërat tona më të bukura”
