AKTUALITET, 22 Nëntor 2018, 10:49

Protestuesit përleshen me policinë para Kuvendit/ FOTO

Dhunë e përleshje tek Parlamenti. Banorët e Unazës së Re por jo vetëm janë përleshur me policinë. Ata kanë çarë rrethimin e parë të formuar nga efektivët e policisë dhe po tentojnë të hyjnë në parlament ku po zhvillohet seanca plenare.

Protestuesit kanë hedhur edhe shashka e fishekzjarrë dhe në vend shihet tym e kaos.

Banorëve të Unazës së Re i janë bashkuar edhe banorët e Shkozës.

Me pankarta në duar ku shkruhet: “Të mjerë, të pashpirt, të çmendur” si dhe "për familjen japim jetën” protestuesit i kërkojnë qeverisë të mos preken shtëpitë pa marrë vlerën e dëmshpërblimet me vlerën e tregut.