AKTUALITET, 22 Nëntor 2018, 10:33

Buxheti i 2019, Basha: Vjedh dhe zhvat taksat e shqiptarëve/ VIDEO

Buxheti i 2019, Basha: Vjedh dhe zhvat taksat e shqiptarëve/ VIDEO

Në një kohë që në seancën e Kuvendit po diskutohet projekt buxheti për vitin 2019 si dhe paketa fiskale, opozita e bashkuar e ka bojkotuar serish, ndërsa ka zhvilluar një bashkëbisedimin paralel për buxhetin 2019 me përfaqësues të biznesit, ekspertë, gazetarë e grupe interesi.

Gjatë fjalës së tij, Basha tha se rritja e borxhit dhe koncesionet kanë sjellë një faturë të tmerrshme për ekonominë.

“Opozita do bëjë publike buxhetin që vjedh dhe zhvat taksat e shqiptarëve. Dhënia e koncesioneve 10 oligarkëve. Rritja e borxhit dhe koncesionet kanë sjellë një faturë të tmerrshme për spektrorët e ekonomisë.

Shqipëria ka nevojë për një buxhet realist që të ndalë largimin masiv të shqiptarëve, pasi 1 në 6 shqiptarë po largohet nga vendi”- tha Basha.