AKTUALITET, 22 Nëntor 2018, 09:24

Nuk deklaroi dënimin e kunatit, KPK jep vendimin për gjyqtarin Dhimitri

Nuk deklaroi dënimin e kunatit, KPK jep vendimin për gjyqtarin

Enton Dhimitri, gjyqtari i Apelit në Gjirokastër i ka shpëtuar vettingut. Sot KPK ka vendosur rikonfirmimin e tij në detyrë. Trupa gjykuese përbëhej nga Pamela Qirko, Genta Tafa dhe Xhensila Pine. KPK ka konstatuar se gjyqtari Dhimitri ka bërë deklarim të saktë pasurisë dhe ka qenë bashkëpunues gjatë procesit të hetimit. .

Enton Dhimitri ka automjet të blerë në 2011 kundrejt shumës 13900 euro, ndërsa burimet për blerjen e saj cilësohen të ligjshme. Gjithashtu gjyqtari Enton Dhimitri ka një apartament 93 m² në Gjirokastër me vlerë 4 milionë lekë.

Në seancën e një dite më parë u evidentua fakti se ai kishte fshehur faktin që kunatin e ka të dënuar për trafik droge në Greqi. Kjo u pa si një shkak për t’u penalizuar nga KPK, por vendimi i sotëm ishte i ndryshëm. Enton Dhimitri është njëkohësisht kandidat për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi.