TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Edi Rama, gjatë fjalës së tij në parlament, është tallur me kërcënimin që ka marrë deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji.
Teksa po fliste për protestën e Astirit, Rama tha se larg qoftë që t’i ndodhë gjë Salianjit që është shpirti i protestës.
“Do marr armët thotë Beni, për të mbrojtur biznesin që e kanë shpikur vetë bashkë me Ramadanin, që nuk e dinin që kishte dhe një biznes oligarkësh, në këtë rast solidaritet edhe për atë si e ka emrin Salianjin, që larg qoftë që ti ndodhi gjë. Nuk ka kuptim protesta me thirrjet Ervin Ervin ti je gjallë”, u shpreh Rama.
Kujtojmë se dje u publikua në media lajmi se deputeti Salianji kishte marrë një letër kërcënuese nga burgu i Fushë-Krujës.