TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-kryeministri Sali Berisha përmes një postimi në “Facebook” shkruan se droga e sekuestruar në Qafë Thanë, që sipas tij është 1 ton, i përket partisë duke drejtuar gishtin për kryetarin e bashkisë së Elbasanit.
Berisha ka publikuar denoncimin e qytetarit dixhital i cili shpjegon se droga i përket Lalës, ndaj dhe nuk ka deklaratë zyrtare nga Policia.
Droga u kap ditën e djeshme brenda një furgoni në Qafë Thanë, nuk dihet nëse ka persona të arrestuar, policia nuk ka nxjerrë asnjë njoftim.
Postimi i Berishës:
Breaking News:
Droga mbi 1 ton e kapur ne Qafe Thane është e Partisë
Don Lala në tavë!
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb
Përshëndetje Dr.Berisha!
Sipas një informacioni që më dha një oficer policie në Elbasan më konfirmon që droga në furgon ishte mbi një ton dhe dyshimet e para janë se i përket njerëzve të Lalës (Qazimit) prandaj edhe policia nuk po bën një deklaratë zyrtare! Gjithsesi mund ta verifikoni për më gjerë këtë çështje! TPZ.AL