TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për çështjen e banorëve të Astirit që do t’u prishen banesat për shkak të projektit të Unazës së Madhe.
Përmes një postimi në “Facebook” Rama shkruan se asnjë nga ndërtesat e palegalizuara nuk do të dëmshpërblehen, ndryshe nga sa shprehej 5 vite më parë në vitin 2013.
“Kështu që kjo çështje është njësoj si gjithë të tjerat. Ne e kemi marrë angazhimin.
Do bëjmë një proces serioz, ta mbyllim këtë histori se nuk është vetëm puna e legalizimit që mos të prishet shtëpia, se shtëpitë nuk prishen gjithsesi.
Puna është që ato janë kapitale të vdekura, se janë investime të bëra me kursime me gjak”, premtonte Rama gjatë takimit me banorët e Astirit në vitin 2013.
Reagimi i sotëm i Ramës:
MIRËMËNGJES
dhe me këtë pasqyrë sqaruese të situatës ligjore në Unazën e Re, ku ndër ata që e quajnë veten në “proces legalizimi”, janë shfaqur edhe një kategori e panjohur më parë e zaptuesve profesionistë të trojeve publike a private, ju siguroj se s’ka asnjë shans që paligjshmëria të dëmshpërblehet me taksat tuaja dhe ju uroj një ditë të mbarë.
TPZ.AL