TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Drejtori i Hekurudhave në Durrës, Ani Dyrmishi i cili rezultoi i përfshirë në përgjimet e publikuara nga e përditshmja gjermane Bild është marrë në pyetje nga Prokuroria e Krimeve të Rëndë, në kuadër të dosjes 339.
Në përgjimet e Bild, Dyrmishi u dëgjua teksa fliste me Astrit Avdylin, ish i dënuar për vrasje, ndërsa biseda e përgjuar rezulton në periudhën kur ai drejtonte Hipotekën e Durrësit. Javën e kaluar organi i akuzës ka marrë në pyetje nëntë zyrtarë.
Javën e kaluar prokuroria për krime të rënda mori dëshminë e deputetit të PS, Ilir Ndraxhi emri i të cilit lakohet gjithashtu në përgjimet e publikuara nga tabloidi gjerman BILD.
Në përgjimet e prokurorisë që u publikuan nga BILD, dëgjohet Astrit Avbdylaj teksa flet me Arjan Ndraxhin, vëllain e ligjvënësit socialist, të cilin e informon se Iliri do të jetë në listën e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet parlamentare të qershorit 2017.