TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri dhe bashkëshortja e tij Fatlinda Berisha Tahiri kanë vendosur t’i kalojnë festat e Nëntorit jashtë Shqipërisë.
Një person që ka njohur çiftin, ka mundur t’i fotografojë në aeroport në datën 28 Nëntor, pak para se të merrnin linjën ajrore të Lubjanës, ndërkohë që nuk dihej se ky ishte dhe destinacioni i tyre i vendit të mbërritjes, apo kjo do ishte ndalesa e tranzitit për të marrë një tjetër avion me destinacion një tjetër vend.
Tahiri fotografohet kështu për herë të parë, që pas daljes së tij publike gjatë një konference për shtyp, ku deklaroi: “Italia pushoi hetimet, jam i pafajshëm”.
Prej më tepër se një viti, i akuzuar për përfshirjen e tij në trafikun e drogës me grupin e Habilajve, ish-ministri Saimir Tahiri në këtë konferencë për mediat vendosi të thyente heshtjen.
PANORAMA PLUS