AKTUALITET, 22 Nëntor 2018, 12:24

“Vendi qeveriset nga një kriminel psikik”, Berisha: Sa më shumë të kalojë aq më të lartë do e paguajmë

“Vendi qeveriset nga një kriminel psikik”, Berisha: Sa më

Opozita e bashkuar nuk ka qene sot në seancë plenare për të kundërshtuar buxhetin e vitit 2019 të sjellë në Parlament nga maxhoranca.

Por paralelisht me Parlamentin, ashti si ishte njoftuar ka thirrur një seancë paralele me grupe interesi, që preken drejtpërdrejt nga buxheti i sjellë nga shumica.

Nënkryetarja e Komisionit të Ekonomisë, Jorida Tabaku, qe drejtoi takimin në të cilin moren pjese shoqata të biznesit, biznesmenë, grupe interesi, fermerë, pronarë dhe përfaqësues të ish-të përndjekurve politikë.

Gjatë fjalës që ka mbajtur në këtë mbledhje, ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se duhet larguar sa më parë kjo qeveri, dhe se rruga e vetme për t’i larguar është përballja.

“Vendi qeveriset nga një kriminel psiqik… Nuk ka gjë më të rëndësishme se buxheti për një popull, sesa paketa fiskale për biznesit, por nëse nuk largohet organizata kriminale që quhet qeveri, ata që blejnë politikanë, blejnë amendamente… nuk duhet të kemi asnjë iluzion duhet të përballemi me ketë qeveri.

Rruga e vetme është përballja, sa më shumë të kalojë kjo aq më të lartë do ta paguajmë në vijim”, tha Berisha.