TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka vizituar në Spitalin Ushtarak 6 punonjësit e Policisë së Shtetit që mbeten të plagosur përballë Kuvendit.
Gjatë vizitës së tij në spital Lleshaj takoi dhe një nga protestuesit e plagosur, i cili u shpreh se po protestonim në mënyrën më demokratike të mundshme.
Banori: Isha në protestë, kam 30 vjet që po banoj aty duam të drejtën tona. Bëjmë protestë në mënyrë demokratike, kemi të drejtat tona. Pa shkop, pa asnjë gjë nëse nga erdhën. Nuk e di jam la i në gjak.
Lleshaj: Nuk është dhuna ajo që zgjidh problemet tona. Uroj të shkuara dhe sa më pak dhunë ndërmjet njëri-tjetrit.
Ndërkohë para gazetarëve Lleshaj dënoi dhunën e qytetarëve ndaj punonjësve të policisë.
“Siç e shihni kam ardhur për të ndjekur policët e dëmtuar dhe qytetarët. Është për të ardhur keq, është e papranueshme, se në një ditë normale të ndodhin ngjarje anormale. Policia të goditet në krye të detyrës, ndërkohë që është për të mbrojtur rendin. Policia është goditur nga qytetarë të papërgjeshëm dhe nga apërfqësues politikë.
Qëllimi i ardhjes time është të shpreh solidaritetin për punonjësit e rendit të cilët me devotshmëri të lartë përballuan detyrën. Ky konflikt nuk ka asnjë arsye pse të spostohet te policët e rendit.
Të cilët janë dëmtuar pa asnjë shkak pa asnjë arsye. Kush ngre dorën ndaj policisë, ngre dorën ndaj interesit publik. Do t’u bëj thirrje përfaqësuesve politikë që të tërhiqen nga aktet e papërgjegjshme.
Ju shpreh përkrahjen të gjithë familjarëve të policëve të dëmtuar.”- tha Lleshaj.