TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidenti Ilir Meta ka reaguar për protestat e zhvilluara nga banorët e Kukësit për kundërshtimin e taksës së vendosur nga qeveria për “Rrugën e Kombit”.
Në një deklaratë për mediat presidenti i vendit bëri thirrje për bashkëpunim dhe dialog mes qeverisë dhe opozitës.
Ai theksoi se taksa për rrugën është e drejtë e komunitetit të ketë kërkesë llogarie.
“Shpresoj në një reflektim të përgjithshëm të qeverisë. Mesazhi im ka qenë dhe mbetet i qartë. Opozita ka të gjitha mundësi të shfrytëzojë të gjitha mënyra për të rritur kontrollin parlamentar dhe mazhoranca duhet të jetë e interesuar për dialog me të gjitha grupet e interesit, qytetarët.Qeveria të jetë më e interesuar për dialog. Protesta forcon ndjenjën e llogaridhënies tek qeveria. Unë shpresoj në një dialog, sepse dialog mes qeverisë edhe opozitës, ndihmon në përmirësimin e qeverisjes” tha Meta.