AKTUALITET, 16 Shkurt 2019, 15:10

Protesta në kryeqytet, reagon ambasada franceze

Protesta në kryeqytet, reagon ambasada franceze

Mijëra shqiptarë i janë bashkuar sot opozitës në thirrjen e saj për të protestuar tek kryeministria.

Reagime të shumta kanë ardhur nga selitë diplomatike. Edhe Ambasada e Francës në Tiranë reagoi për protestën.

Me një reagim të saj, ambasada bën thirrje të mos ketë dhunë.

Reagimi i Ambasadës së Francës në Tiranë:

Ambasada e Francës në Tiranë i bën thirrje protestuesve për qetësi dhe të evitojnë provokimet dhe aktet vandale.

Sikundër e kemi shprehur bashkërisht me BE-në dhe vendet e tjera anëtare, e drejta e qytetarëve për të shprehur lirishit dhe në mënyrë paqësore pakënaqësinë e tyre, është një vlerë kyçe për një demokraci europiane moderne.

Dëmtimi i pasurisë publike dhe ushtrimi i dhunës janë të papranueshëm.

I bëjmë thirrje protestuesve të ndalin menjëherë dhunën dhe të privilegjojnë dialogun.