AKTUALITET, 16 Mars 2019, 09:42

VIDEO/ Protesta, mijëra gjirokastritë nisen që me natë drejt Tiranës

VIDEO/ Protesta, mijëra gjirokastritë nisen që me natë drejt

Qindra protestues nga Gjirokastra, janë nisur drejt kryeqytetit për të marrë pjesë në protestën e madhe kundër qeverisjes së Edi Ramës që do të organizojë opozita në orën 11:00 para Kryeministrisë.

Dega lokale e PD në Gjirokastër, ka organizuar mbarëvajtjen e nisjes së automjeteve, furgonëve dhe autobuzëve drejt kryeqytetit të mbushur me protestues kryesisht pa parti, por edhe anëtarë dhe simpatizantë demokratë.

Nisja e mjeteve të transportit, është kryer në Urën e Lumit në ish-agjencinë e udhëtarëve ku janë nisur katër autobusë të tejmbushur, si dhe disa furgonë ndërsa të tjerët janë vetorganizuar me automjetet private për të shkuar drejt kryeqytetit.

Sipas kreut të PD Gjirokastër Dasho Aliko, vetëm nga Gjirokastra, janë nisur drejt kryeqytetit mbi 400 protestues, ndërkohë që shumë të tjerë të cilët nuk ndodhen në këtë numër, janë nisur dje dhe pardje të vetëorganizuar.