BALLKAN, 4 Shkurt 2018, 13:08

Protesta masive kundër emrit të ri të Maqedonisë në Athinë, priten 1 milionë njerëz në shesh

Protesta masive kundër emrit të ri të Maqedonisë në

Një manifestim i madh pritet të nisë mesditën e sotme në Greqi për të kundërshtuar dhe mos lejuar emrin e ri të Maqedonisë.

Manifestimi konsiderohet nga organizatorët si madhështor, pasi pritet të marrin pjesë mbi 1 milion njerëz. Këta të fundit janë thirrur të protestojnë kundër kompromisit për emrin e Maqedonisë.

Policia ka marrë masa të larta sigurie, duke mbyllur stacionet e metrosë Syntagma, Omonia, Panepistimio.

Ndërsa palët kanë shprehur optimizmin për mbylljen e konfliktit të gjatë për emrin e Maqedonisë, duket se segmente të caktuara brenda Greqisë, po luajnë me ndjeshmërinë e opinionit për këtë çështje.

Greqia përballet një kohë të gjatë me konfliktin për emrin me vendin fqinj për emrin “Maqedonia”.

Kjo ndodhi pas Maqedonia fitoi pavarësinë më 1991.

Liderët e të dy vendeve kanë thënë se kanë arritur përparim në zgjidhjen e problemit, duke përmendur shtimin e ndonjë prej parashtesave ‘e madhe’, ‘e re’ apo ‘veriore’ në emrin e Maqedonisë.