AKTUALITET, 11 Dhjetor 2018, 17:24

Protesta e studentëve, ja emrat e ekranit që iu bashkuan/ FOTO

Mijëra studentë kanë marshuar drejt Ministrisë së Arsimit gjatë mëngjesit të sotëm ku protestonin plotësimin e kërkesave nga kryeministri Rama.

Protestës së tyre iu bashkuan edhe emra të njohur të njohur të ekranit. Disa zgjodhën të shkonin në Ministrinë e Arsimit, ndërsa të tjerë i mbështetën me anë të postimeve në rrjete sociale.

Disa prej tyre janë: Roza Lati, Blendi Fevziu, Rudina Dembacaj, Armina Mevlani, Oriola Marashi, Ronela Hajati, Florjan Binaj dhe Robert Aliaj.

Ndërkohë, afat i caktuar për të marrë një përgjigje ishte ora 16:00, por kryeministri Edi Rama i ftoi për të folur me anë të një postimi në Instagram.

Rreth orës 16:30, një prej protestuesve deklaroi për Ora Neës se do të bllokojnë kryqëzimin e Zogut të Zi dhe më pas do vendosin se çfarë do bëjnë.