TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Vetëm dy minuta para ultimatumit që studentët i kanë dhënë Edi Ramës, ka pasur një shkëputje valësh duke u ndërprerë interneti dhe duke mos pasur mundësi transmetimi live për disa minuta.
Ndërkohë në orën 16:00 kur dhe ka përfunduar ultimatumi i vendosur prej tyre, ende nuk ka një reagim nga qeveria.
Sakaq, disa nga studentet me megafon, bëjnë thirrje për të mos pasur trazira dhe përshkallëzim të protestës, duke kërkuar që të mos ketë dhunë.
Gazetaret e Panorama të cilët ndodhen në vendngjarje raportojnë se disa nga studentët kanë gjuajtur me vezë dhe bidona drejt ministrisë.
Një nga studentët ka dalë me megafon dhe ka bërë thirrje që reshti i parë i tyre të jetë vetëm nga femra që të mos ketë dhunë.
Ende nuk dihet se çfarë do të bëjnë studentët, por thirrjet kanë qenë për t’u drejtuar tek Zogu i Zi, për të bllokuar rrugën në Tiranë.