TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Të shumtë kanë qenë qytetarët që i janë bashkuar protestës së studentëve në forma të ndryshme solidarizimi.
Kemi parë qytetarë që kanë ofruar ushqim për ta, i kanë mbështetur me qëndresën e tyre në shesh etj.
Një nënë shqiptare, e kthyer nga emigracioni ka premtuar hapjen e shtëpisë së saj për studentët.
“Unë jam një nënë dhe jetoj me djalin e vajzën në shtëpi. Kemi 3 vite që jemi kthyer nga Italia dhe kemi shtëpinë në Tiranë tek rruga “Muhamet Gjollesha”.
Kemi 2 ditë që e diskutojmë dhe kemi vendosur që t’ju vijmë në ndihmë të rinjve që duan të protestojnë. Ne kemi vende të lira për 4 persona ku të flenë dhe ushqim.
Dashtë Zoti i madh dhe protestojnë dhe nxjerrin të drejtat se bota kështu është zhvilluar dhe ka ecur përpara nëpërmjet të rinjve.
Kushdo student që ka nevojë derën tonë të shtëpisë e ka të hapur sepse protestojnë në të mirë të vendit, familjes dhe shoqërisë”, shkruan Adela Luadhi.
